Kadaj-Deliut: A ke problem me dëgjim?
Në seancën e sotme ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes, pati akuza e replika të shumta mes palëve.
Për një moment, deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi i është drejtuar deputetës së PDK-së, Blerta Deliu Kodrës me një pyetje interesante, raporton Indeksonline.
Kadaj Bujupi pas dëshmisë e pyes Deliun: A keni problem me dëgjim?
Në seancën e sotme dëshmoi edhe Flora Brovina, kurse mungoi kryeparlamentari Kadri Veseli. /Indeksonline/