17:55 / E Hënë, 15 Prill 2019 / indeksADMonline

Kadaj: Vazhdon padrejtësia e paraburgimeve në rastin Drenica 1 dhe 2

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj gjatë diskutimit në Kuvend për kodin penal të Kosovës tha se projektligji ka pakjartësi të shumta.

“Çështja e paraburgimeve nuk është zgjidhë ende, ndërkohë që paraburgimet ekstreme kanë qenë fenomen ku qindra mijëra ish-ushtarë të UÇK-së janë mbajtë në paraburgim deri në 9 vite e më shumë, pastaj gra të varfra në burgun e Lipjanit të cilat mbahen mbi 4 vite padrejtësisht tani përsëri do të varen nga “afati i arsyeshëm” i prokurorit”. Pastaj po ndodhin raste të çuditshme si për shembull pse dërgohen në paraburgim përsëri vëllëzërit Demaku, rasti i çuditshëm i njohur si Drenica 1 dhe 2, pa dashur me paragjyku po ka pakjartësi dhe veprime kontroverse”, ka thënë ajo.

Sipas saj, me theksë të veçantë duhet të sqarohet, dhe për këtë është në dijeni edhe ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri. /Indeksonline/