22:27 / E Diele, 03 Qershor 2018 / indeksADMonline

Kadal se Gena “osht knena”, rikthehet me plot risi

Është mëse e vështirë të arrish të qëndrosh në skenë për disa vite me radhë por edhe më vështirë të qëndrosh ndër më të kërkuarit.

Këtë e ka arritur pikërisht Gena, këngëtari me vokalin më të veçantë. Thjeshtë këngët e tij mund të vazhdosh t’i dëgjosh ndër vite, kudo që je, pa u mërzitur fare.

Kësisoj kohët e fundit pothuajse të gjithë shqiptarët mund të kenë ndjerë pak mungesën e tij në muzikë por assesi një gjë e tillë nuk do të bëhet pasi Gena ka kohë që është duke punuar drejt publikimit të tri këngëve të cilat padyshim do të jenë hite, shkruan Indeksonline.

Gena ka vazhduar punën e tij tek Stuff, për përgatitjen e projekteve të reja, që gjithë fansat e tij të kenë çfarë të dëgjojnë në sezonin e verës dhe më larg.

Këngëtari do t’u kthehet sërish furishëm mbrëmjeve të shumta, me hite të reja, të pakrahasueshme me zërin e tij fantastik./Indeksonline/