75 Mall Live Search
22:51 / E Diele, 28 Janar 2024 / AR

Kaderi e entuziazmuar: E kam fituar një çmim që nuk paguhet me asgjë, Lumbardhin

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kaderi sonte në “Big Talk” ka folur për eksperiencën e saj brenda shtëpisë.

Ajo e ka përshkruar si një eksperiencë të jashtëzakonshme dhe është shprehur se edhe pse nuk e ka arritur finalen, ajo ka fituar një çmim të madh, Lumbardhin.

“Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme, është diçka që nuk do ta harrojë asnjëherë. Edhe pse nuk e arrita finalen, e kam fituar një çmim që nuk paguhet me asgjë, Lumbardhin”, është shprehur ajo.