75 Mall Live Search
08:34 / E Enjte, 08 Janar 2026 / AR

Kaderi feston ditëlindjen në luks, trëndafila gjigantë dhe surpriza të shtrenjta

Kader Kicaj ka zgjedhur ta festojë ditëlindjen e saj me shumë stil dhe elegancë. Influencerja ka publikuar në rrjetet sociale një foto mjaft tërheqëse, ku shfaqet e rrethuar nga buqeta gjigante me trëndafila të kuq, duke marrë menjëherë vëmendjen e ndjekësve.

E veshur në mënyrë elegante dhe me një paraqitje glamuroze, Kader duket më rrezatuese se kurrë, ndërsa ambienti luksoz dhe dhuratat e shumta lënë të kuptohet se kjo ditëlindje nuk ka qenë aspak e zakonshme, shkruan Indeksonline.

Trëndafilat e shumtë, balonat festive dhe surprizat e shtrenjta kanë bërë që postimi i saj të marrë mijëra pëlqime dhe komente në pak kohë.

Edhe pse nuk ka zbuluar detaje se nga kush kanë ardhur dhuratat, ndjekësit kanë aluduar për surpriza, duke e kthyer festën e saj në një nga më të komentuarat e momentit.

Kaderi dëshmon edhe një herë se di si të jetë në qendër të vëmendjes dhe si ta shijojë një ditë speciale me luks, elegancë dhe shumë shkëlqim./Indeksonline/