75 Mall Live Search
21:32 / E Diele, 24 Gusht 2025 / AR

Kaderi lë pas të shkuarën me Lumbardhin, befasohet me trëndafila

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Kader Kicaj, po tërheq sërish vëmendjen e publikut. Edhe pse romanca e saj me Lumbardhin ka përfunduar prej kohësh, ajo vazhdon të jetë në qendër të thashethemeve.

Së fundmi, Kaderi është surprizuar me një buqetë të madhe trëndafilash të kuq. Ajo e ka ndarë momentin me ndjekësit në rrjete sociale, por pa dhënë asnjë detaj se kush ia ka dërguar dhuratën romantike, shkruan Indeksonline.

Për momentin, Kaderi ka vendosur ta mbajë të fshehtë emrin e personit misterioz, duke i lënë të gjithë në pritje të një zbulimi të mundshëm.

Kujtojmë që Kaderi po e shijon famën pas daljes nga Bigu duke qenë ndër emrat më të kërkuar në tregun vendor./Indeksonline/