Kadeti i FSK-së diplomon në Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane, në ceremoni merr pjesë edhe Kamala Harris

Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Alban Bytyçi, ka diplomuar në Akademinë e Forcave Ajrore Amerikane që njihen si “US Air Force Acadamey”.
Në njoftimin e FSK-së thuhet se kadeti Bytyçi diplomoi pas katër vjetësh studimi rigoroz dhe sfidues, ku në ceremoninë e diplomimit mori pjesë edhe zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harriz.
“Në ceremoninë e diplomimit përveç familjarëve dhe mysafirëve të shumtë i pranishëm si mysafir nderi ishte zëvendëspresidentja e SHBA-së, Kamala Harris, e cila i përgëzoi dhe uroi të sapo diplomuarit”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.
Më tej, bëhet e ditur se Bytyçi do t’i bashkohet sërish FSK-së, ku do të sjellë eksperienca të reja të cilat i ka fituar gjatë katër vjetëve të studimit.