18:19 / E Enjte, 05 Tetor 2017 / indeksADMonline

Kadeti i FSK-së shpallet më i miri ndërkombëtar në Britani

Kadeti i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) Behar Fazliu, ka marrë çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranwell.

Lirim Greiçevci, ambasadori i Kosovës në Britaninë e Madhe, ka njoftuar për këtë lajm në Facebook.

“Krenari të marr pjesë në ceremoninë e diplomimit të kadetit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Behar Fazliu, i cili mori çmimin si kadeti më i mirë ndërkombëtar, në Kolegjin e Forcës Ajrore Mbretërore në Cranëell. Urime të përzemërta për Beharin dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës!”, ka shkruar Greiçevci.