75 Mall Live Search
23:08 / E Shtunë, 25 Nëntor 2023 / MSH

Kadeti Ukaj diplomon në akademinë ushtarake të ushtrisë Gjermane

Pas tri viteve studime intensive në akademinë ushtarake të ushtrisë Gjermane, kadeti Edison Ukaj përfundoi me sukses shkollimin e tij.

Në një ceremoni të organizuar në ambasadën e Republikës së Kosovës në Berlin, zyrtarët e lartë të Bundeswehr i dorëzuan diplomën kadet Ukaj, i cili nga sot do të shërbejë në radhët e oficerëve të Ushtrisë së Kosovës.

Nga një fjalë rasti zv. ambasadorja Valëza Oruqi dhe atasheu i mbrojtjes së Kosovës në Gjermani, Nënkolonel Besim Gashi falënderuan Republikën Federale të Gjermanisë dhe ministrinë e mbrojtjes Gjermane dhe Bundeswehr për kontributin në përgatitjen e kuadrove profesionale ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

May be an image of 4 people