75 Mall Live Search
14:49 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / B O

Kadri Gjoci, i arrestuari për transportimin e 2.3 tonë kokainë

Një sasi e konsiderueshme prej 2.3 tonë kokainë e e pastër është sekuestruar gjatë një operacioni ndërkombëtar në Peru ku kanë rënë në pranga 4 shtetas, mes të cilëve një i ri nga Shqipëria.

Sipas mediave shqiptari i arrestuar është identifikuar si Kadri Gjoci 28-vjeç që cilësohet edhe si një nga drejtuesit e rrjetit kriminal.

Së bashku më shqiptarin në pranga ka përfunduar edhe italiani Pasquale Bifulco, 49 vjeç, një eksponent i rëndësishëm i klanit të ‘Ndrangheta’s kalabreze dhe që i përket bandës mafioze Ietto-Cua-Pipicella, Luis Alberto Narbasya 57 vjeç, të cilit iu sekuestruan 5 kilogramë 300 gram kokainë, dy automjete dhe pajisje komunikimi, si dhe Elmer Cárdenas Ramírez, 56 vjeç, të cilit iu konfiskuan një armë gjahu, një pistoletë dhe një revole.

Operacioni i finalizuar të hënën (5 shtator 2022) është vijimi i operacionit të nisur më 29 gusht ku ranë në pranga 5 persona ndërsa u sekuestruan 448 kg drogë.

Sipas mediave vendase kjo ngarkesë si destinacion kishte shtetin Gjerman dhe Italinë, ku për goditjen e këtij grupi u aktivizuan DEA Policinë Federale e Hetimit Kriminal të Gjermanisë dhe Guardia Di Financa italiane.

Policia po heton nëse ky rrjet ka lidhje me grupet kriminale shqiptare që në muajin qershor tentoi të dërgonte në Holandë 2200 kilogramë kokainë të lëngshme në bidona asparagus.