75 Mall Live Search
17:14 / E Hënë, 25 Gusht 2025 / LB

Kadri Kryeziu del me një propozim për dalje nga bllokada në Kuvend

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu ka dal me një propozim për dalje nga bllokada aktuale në Kuvendin e Kosovës.

Kryeziu në Facebook ka shkruar se mandati i fituar më 9 shkurt duhet t’i kthehet popullit, në mënyre që sovrani ta thotë fjalën e vet, shkruan IndeksOnline.

Kryeziu ka thënë se partitë politike duhet urgjent të dakordohen për plan veprimi me dy pika, që ndër të tjera parasheh edhe shpërndarjen e Kuvendit, në mënyre që presidentja t’i shpallë zgjedhjet e parakohshme.