Kadri Rahimaj falënderon aktivistët e VV-së: Angazhimi i tyre e garanton fitoren e madhe

Kandidati i VV-së për kryetar të Kamenicës, Kadri Rahimaj beson se aktivizmi është burimi i vërtetë i ndryshimit të botës.
Ai tha se këta akivistë jo vetëm zgjohen e dalin para tij në zyre, por edhe në terren.
“Ky angazhim pa hile e pa interes personal, e garanton fitoren e madhe”, tha ai.
Njoftimi i plotë:
Unë besoj se aktivizmi është burimi i vërtetë i ndryshimit të botës. E padyshim besoj se aktivisti i Lëvizjes VETËVENDOSJE! ka qenë burimi kryesor për ndryshimet e mëdha e pozitive në vendin tonë.
Këta aktivistë dhe jo vetëm, zgjohen e dalin para meje edhe në zyrë por edhe në terren. Ky angazhim pa hile e pa interes personal, e garanton fitoren e madhe. Idealin e kemi të përbashkët, e bashkë do ta përmirsojmë jetën e qytetarëve.
Falemderit shumë!