75 Mall Live Search
14:44 / E Martë, 02 Shkurt 2021 / AR

Kadri Shala, i dyshuari për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari mbetet edhe për dy muaj në paraburgim

I është vazhduar edhe për dy muaj masa e paraburgimit Kadri Shalës, i dyshuar për vjedhjen e 2.1 milionë eurove nga Thesari i Shtetit, shkruan Indeksonline.

Lajmi për Indeksonline është konfirmuar nga zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Mirlinda Gashi.

Duke ju referuar kërkesës suaj ju njoftojmë se Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti special me aktvendim i ka vazhduar masën e paraburgimit të pandehurit K.SH. Të pandehurit K.SH. i është vazhduar masa e paraburgimit prej 24 janarit 2021 deri më 23 mars 2021”, ka thënë Gashi.

Kujtojmë se pak ditë më parë gjykata ia ka vazhduar paraburgimin deri më 17 mars 2021 edhe Labinot Grudës, të dyshuarit tjetër për vjedhjen e milionave nga Thesari i Shtetit./Indeksonline/