Kadri Sheqiri lirohet nga seanca gjyqësore, për skak të gjendjes shendetësore
Në Gjykatën Themelore në Prishtinë po mbahet seanca ndaj Izet Sheqirit, Kadri Sheqirit, Faton Vrajollit, Kadri Brahimit dhe Fehmi Bytyçit, të akuzuar për rastin e 400 kilogramëve narkotikë, që u gjetën në Lipjan.
Trupi gjykues i dha të drejtë Kadri Shaqirit që të lirojë sallën, për shkak të gjendjes së tij shëndetësore.
Avokati i të akuzuarit Kadri Sheqiri pohoi se klienti i tij ka personalitet të çrregulluar, të shoqëruar me ankth.
“Po tybe s’jam kurrqysh. Nëse është e mundur të vazhdojnë këta tjerët sot” deklaroi i akuzuari Kadri Sheqiri./Indeksonline/

