75 Mall Live Search
13:53 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kadri Veseli: 100 ditëshi i Qeverisë, transparent ndaj qytetarëve (Video/Foto)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka pranuar raportin 100 ditësh të Qeverisë se Haradinaj.

Pas kësaj ai ka dalë në konferencë për media bashkë me Haradinajn.

Ai qeverisjen 100 ditësh e ka quajtur transparente dhe e sinqertë ne vendime dhe punën e Qeverisë, shkruan Indeksonline.

“Është një 100 ditësh me sfida, një qeverisje e cila është karakterizuar me vendimmarrje dhe transparencë ndaj qytetarëve. Sinqeritet në mënyrën që të jemi sa më afër tyre. Kjo është mënyra më e mirë e punës në institucione, sa më afër , që në mënyrë transparente të punojmë me ta” ka thënë Veseli.

Ai ka përmendur edhe kontratën për ndërtimin e termocentralit të cilën e quajti kontratë të jashtëzakonshme dhe shumë e rëndësishme për Kosovën.

Ndërsa, për liberalizimin e vizave gjatë 100 ditëshin e qeverisë, Veseli tha se qytetarët kanë nevojë të lëvizin sa më shpejt dhe lirshëm në vendet e Bashkimit Evropian, kurse për shënimit e kufirit me Malin e Zi, ai theksoi se do të gjejnë rrugëzgjidhje./Indeksonline/