17:07 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Kadri Veseli, Albin Kurtit: Veç për këtë çështje pajtohem me ty

Kadri Veseli ka thënë se ekziston vetëm një çështje me të cilën pajtohet me Albin Kurtin. Veseli ka deklaruar ne kuvend se pajtohet me Kurtin se politika e ka dërguar Astrit Deharin në vdekje, por që sipas Veseli është Albin Kurti fajtor për këtë.

“Mirë është që është thirrë seanca, është mirë me bë debat. Qytetarët e duan të vërtetën, prindërit e Astritit e duan të vërtetën, të dimë a ka dorë shteti, apo është diçka tjetër, përgjegjësi politike ose njerëzore.

Nuk ka çmim, nuk ka mjet, veprim, vendim, që nuk jemi të gatshëm me marrë me shku te e vërteta. Të gjithë bashkë duhet ta pranojmë përgjegjësinë edhe rezultatin.

Para foltores po bëhen akuza që nuk janë të mira. Pushteti nuk është gjithçka kur e mposht etikën dhe qëllimin. Pajtohem me Albinin për një çështje. Politika e ka quar në vdekje. E kam frikë se është politikë e paftyrë, që veq pushtetin e don. Politikë që je tu e promovu ti Albin Kurti” ka thënë Veseli./Indeksonline/