75 Mall Live Search
09:19 / E Enjte, 07 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kadri Veseli dhe Armend Zemaj mungojnë në seancën ndaj deputetëve të VV-së

Tashmë kanë arritur disa nga dëshmitarët në seancën gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend.

Në këtë seancë në cilësinë e dëshmitarit kanë arritur deputetët, Naser Osmani si dhe Bekim Haxhiu, transmeton Indeksonline.

Mirëpo, në këtë seancë nuk ka ardhur krye parlamentari Kadri Veseli dhe deputeti Armend Zemaj të cilët gjithashtu ishin të thirrur për të dëshmuar./Indeksonline/