Kadri Veseli e thërret në telefon Mozzikun, “nuk mujta pa i thënë qe kurrë më shumë se sot vendi ka nevojë për ty”

Reperi, Gramoz Aliu, ka pranuar një telefonatë nga ish-kryeparlamentari, Kadri Veseli, që po mbahet në paraburgim nga Gykata Speciale.
Veseli ia ka uruar Mozzikut Vitin e Ri
“I thash edhe na jemi mirë të gjithë , veq nuk mujta pa i thënë qe kurrë më shumë se sot vendi ynë ka nevojë për ty e shokët tu”, ka shkruar ai.
Veseli dhe Mozzik e kanë shprehur një miqësi mes tyre edhe gjatë kohës sa Veseli ishte aktiv në skenën politike.