14:09 / E Martë, 10 Dhjetor 2019 / indeksADMonline

Kadri Veseli flet pas intervistimit, nga Gjykata Speciale

I pari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është paraqitur sot në Gjykatën Speciale në Hagë, për intervistim.

Pas intervistimit Veseli ka folur lidhur me UÇK-në si dhe luftën e pastër të saj.

Ai ftoi qytetarët e Kosovës që të jenë bashkë për të kaluar edhe këtë sfidë.

Siç kam premtuar edhe publikisht, sot jam paraqitur për intervistim dhe kam përfunduar intervistën.

“Vitet e 90-ta kanë qenë vite të rënda për popullin tonë, në nënshtrim para Serbisë, për pastrim etnik  do të thotë për gjenocid kundër popullit tonë. Ne ju kemi kundërvënë, lëvizja jonë çlirimtare ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës përballje me gjenocidin serb, lufta e UCK-së ka qenë përballje me pastrim etnik që ka synuar ta bëjë Serbia në Kosovë”, ka thënë Veseli, raporton Indeksonline.

Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të jemi bashkë, të kalojmë edhe këtë sfidë, kjo është e tëra.