75 Mall Live Search
16:12 / E Premte, 28 Qershor 2019 / indeksADMonline

Kadri Veseli i jep një çmim italianit që strehoi shumë kosovarë

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur sot në takim italianin, Massimo Mazzali.

Kryeparlamentari ka theksuar se ky person po vazhdon ta ndihmojë Kosovën tash e dy dekada.

“Që nga paslufta, ai me familjen e tij po japin kontribut të veçantë për të strehuar dhe ndihmuar fëmijët në nevojë. Për ndihmën e tij të vazhdueshme, sot në 20 vjetorin e ardhjes së tij në Kosovë pata kënaqësinë ta pres në Kuvend dhe t’ia dhuroj çmimin “Shën Tereza”, të ndarë nga Presidenti i Kosovës”, ka shkruar ai. /Indeksonline/