75 Mall Live Search
18:50 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kadri Veseli ia huq, e bën Bilall Sherifin pjesë të grupit 6+

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli në seancën për dialogun ia ka huqur në një moment.

Ai ftoi për fjalim  Bilall Sherifin, duke iu referuar si deputet i grupit 6+.

Pas kësaj, nisin të qeshin deputetët në sallë, derisa Veseli i kërkon falje Sherifit.

Ndërsa, deputeti i Nismas, Billall Sherfi i thotë Veselit që nuk ka faj se edhe Nisma ka gjashtë deputetë.

“Ski faj, se edhe na jemi gjashtë”, ka thënë Sherifi duke qeshur./Indeksonline/.