Veseli: Jemi të shqetësuar për qytetarët tanë, që punojnë në Irak

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka dënuar ashpër sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak, shkruan IndeksOnline.
Ai ka thënë se shumë qytetarë të Kosovës punojnë në ato baza dhe jemi të shqetësuar për sigurinë e tyre.
Po ashtu Veseli theksoi se Kosova qëndron përkrah SHBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit
Postimi i plotë:
Dënoj sulmin e Iranit me raketa balistike ndaj bazave që strehojnë trupat amerikane në Irak duke e konsideruar një akt të rëndë agresioni ndaj SHBA-ve, Irakut dhe paqes e stabilitetit ndërkombëtar. Shumë qytetarë tanë janë duke punuar në këto bazat të aleatit tonë dhe prandaj ne ndihemi veçanërisht të shqetësuar për sigurinë e tyre. Institucionet e Shtetit duhet të kenë vëmendjen e plotë në situatën në të cilën ndodhen ata. Kosova, si gjithmonë, qëndron përkrah SHBA-së, në luftën e saj kundër terrorizmit si dhe në misionin human për një botë të lirë, demokratike e paqësore.