75 Mall Live Search
13:14 / E Diele, 05 Prill 2020 / indeksADMonline

Kadri Veseli: Masakra e Rezallës është një tjetër dëshmi e gjenocidit të shtetit serb

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në facebook e ka rikujtuar masakrën e Rezallës.

Sipas Veselit kjo masakër është një dëshmi tjetër e gjenocidit të shtetit serb, shkruan IndeksOnline.

Kadri Veseli po ashtu tha që Serbia po i fsheh trupat e 1600 civilëve tanë andaj kemi mjaftë arsye që të jemi dyshues ndaj këtij shteti.

Postimi i plotë:

Masakra e Rezallës, kryer mizorisht 21 vjet më parë, është një tjetër dëshmi e gjenocidit të shtetit serb që njollos ndërgjegjen e drejtësisë ndërkombëtare e cila ende toleron pandëshkueshmërinë e xhelatëve që e shkaktuan.

Trupat e një pjese prej viktimave të kësaj masakre u gjendën në vitin 2014 në një varrezë masive në Rudnice të Serbisë. Serbia, ende na fsheh fatin dhe trupat e mbi 1600 civilëve tanë, prandaj kemi mjaft arsye që të tregohemi të kujdesshëm e dyshues ndaj këtij shteti. Kjo vlen veçanërisht si kujtesë ndaj qeverisë në ikje e cila po flirton me Beogradin duke lejuar futjen në Kosovë të strukturave “humanitare” të dërguara prej këtij shteti.

Gjaku i martirëve te masakres së Rezalles është edhe një dëshmi që ne nuk duhet të lejojmë të devijojmë nga qëllimi ynë i përbashkët për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës së Kosovës.