10:19 / E Shtunë, 17 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kadri Veseli me një rrëfim emocional në ditën e Pavarësisë së Kosovës

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli njëherësh lider i PDK-së ka uruar Pavarësinë me një video emocionale në një familje të dëshmorit në Klinë.

“Një rrëfim emocional për Arb Manaj nga Klina, i cili ishte foshnje kur babai i tij 25 vjeç, Bibi, u vra gjatë luftës më 1999. I rritur nga një nënë e fortë si fëmija i saj i vetëm, sot ai është një futbollist 19 vjeç, i cili ëndërron ta çojë sa më lart Flamurin e Kosovës. Arbit, shokëve të tij të gjeneratës së lirisë, familjeve që dhanë për shtetin tonë heronj, dëshmorë, martirë, si dhe të gjithë qytetarëve, gëzuar 10-vjetorin e pavarësisë. #Kosova10”, ka shkruar ai në facebook./Indeksonline/