20:11 / E Premte, 16 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kadri Veseli në QKUK, interesohet për gjendjen e të aksidentuarve në Mramor

Kryeparlamentari, Kadri Veseli ka shkuar pran Klinikës Emergjente në QKUK për t’u interesuar për  gjendjen shendetësore të ambasadores, Kivilcim Kiliç.

Ambasadorja turke në Kosovë është lënduar nga aksidenti që ndodhi sot pasdite në fshatin Mramor, si pasojë e të cilët humbën jetën tre persona.

Rikujtojmë, që për gjendjen e Kiliç është interesuar edhe Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe po ashtu zyrtar nga Kryeministria./Indeksonline/