Kadri Veseli niset për në Hagë, nesër intervistohet nga Specialja
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për në Hagë, ku nesër do të intervistohet nga Gjykata Speciale.
Ai nga Aeroporti i Prishtinës ka thënë se Gjykata Speciale është sfidë për të, por është edhe një moment për të rikonfirmuar pastërtinë e luftës së UÇK-së.
“Çdo pjesëtar i UÇK-së është krenar për luftën e pastër dhe që ka pasur fatin t’i shërbejë asaj. Edhe unë me asgjë nuk e ndërroj atë kohë të luftës”, ka thënë Veseli./Indeksonline/
