14:10 / E Diele, 25 Nëntor 2018 / indeksADMonline

Kadri Veseli përkujton ballafaqimin e parë frontal të UÇK-së me forcat serbe

Kryetari i Parlamenti Kadri Veseli ka vizituar bustin e Adem Jasharit në Rrezallë të Re të Skenderajit për të përkujtuar betejën e parë frontale të UÇK-së me forcat serbe 21 vite me parë.

Veseli në postimin e bërë tha se kjo betejë hoqi të gjitha dilemat rreth luftës çlirimtare dhe ishte një paralajmërim i saj, shkruan Indeksonline.

Bashkë me krye-parlamentarin ishin edhe disa bashkëluftëtarë ku nderuan së bashku figurën e Adem Jasharit.

Më poshtë e gjeni postimin e plotë të Kadri Veselit./Indeksonline/