08:51 / E Mërkurë, 20 Dhjetor 2017 / indeksADMonline

Kadri Veseli shkon në Gjykatë, për rastin e gazit lotsjellës

Indeksonline mëson se kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli pritet që të marrë pjesë në seancën e sotme ku katër deputetët nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje do të paraqitën përsëri para Gjykatës Themelore të Prishtinës lidhur me hedhjen e gazit në Kuvendin e Kosovës.

Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj – Bujupi dhe Faton Topalli do të paraqiten në gjykim për hedhje të gazit në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe, Albin Kurti dhe Donika Kadaj- Bujupaj aktualisht janë në masën e paraburgimit në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan ku po mbahen pasi që thyen masën e arrestit shtëpiak e cila u ishte caktuar ndaj tyre.