14:39 / E Premte, 16 Mars 2018 / indeksADMonline

Kadri Veseli takohet me djemtë e dëshmorëve (Foto)

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka pritur në një takim djemtë e dëshmorëve.

Veseli ka thënë se prindërit e tyre kanë dhënë jetën për lirinë e vendit, ndërsa sot po bijtë e tyre po japin kontribut për Kosovën e re, shkruan Indeksonline.

I pari i Kuvendit ka diskutuar me ta për shumë proc ese në vend, me fokus krijimin e mundësive më të mëdha për fëmijët e dëshmorëve.

“Prindërit e tyre luftuan dhe dhanë jetën për lirinë e Kosovës. Sot, këta të rinj, djem të dëshmorëve, po japin kontributin për Kosovën e re. Bashkë diskutuam për shumë procese në vend, në veçanti për krijimin e mundësive më të mëdha për fëmijët e dëshmorëve” ka thënë Veseli./Indeksonline/