15:25 / E Shtunë, 15 Dhjetor 2018 / indeksADMonline

Kadri Veseli tregon në sa ora fillon seanca për dialogun

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka treguar se seanca e paraparë të mbahej nga ora 14:00 është shtyrë për orën 16:30.

Veseli nuk ka dhënë një arsye se pse ka ndodhur kjo shtyrje e seancës.

Ndryshe, sot pritej që të diskutohej për projekt-rezolutën mbi procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë./Indeksonline/