12:45 / E Martë, 06 Shkurt 2018 / indeksADMonline

Kadri Veseli tregon se cili është çelësi i rrugës drejt zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik

Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli  ka thënë se Kosova do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantike, duke përmbushur të gjitha obligimet që ka.

Këto komente, Veseli i bëri përmes një postimi në Facebook duke komentuar strategjinë e Zgjerimit të Bashkimit Evropian.

Sipas tij, kjo strategji në parim tregon qartë perspektivën evropiane të Kosovës, duke shtuar se që për herë të parë vendet anëtare të BE-së e pranojnë dhe e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, transmeton Inedeksonline.

“Strategjia e Zgjerimit të Bashkimit Europian në parim tregon qartë perspektivën europiane të Kosovës. Është lajm i mirë që për herë të parë vendet anëtare të BE-së e pranojnë dhe e trajtojnë Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran, përfshirë shtetet anëtare të BE-së që nuk na kanë njohur.
Kemi merituar dhe kam pritur më shumë, por perspektiva jonë europiane është e pandalshme. Kosova do të vazhdojë rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik, duke përmbushur të gjitha obligimet që ka”, ka shkruar Veseli në facebook./Indeksonline/