17:12 / E Shtunë, 04 Korrik 2020

Kadri Veseli u kërkon OVL-UÇK’së të anulojnë protestën e 9 korrikut

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli u ka kërkuar Organizatës së Veteranëve të Luftës që të anulojnë protestën e paralajmëruar më 9 korrik.

Veseli përmes një video-mesazhi ka kërkuar anulimin e protestës për shkak të pandemisë.


“Falemnderit nga zemra bashkëluftëtarëve të mi dhe të gjithë qytetarëve për mbështetjen e pakursyer. Por, në këtë kohë të pandemisë, kemi shqetësim jetën e qytetarëve. Prandaj, me kërkesën më të sinqertë, i lus ata që ta anulojnë protestën e paralajmëruar për 9 korrik”, ka thënë Veseli.

OVL-UÇK ka thirrur protestë gjithëpopullore në Prishtinë në kundërshtim të Gjykatës Speciale pas ngritjes së aktakuzave nga Prokurori Special ndaj Presidentit Thaci dhe Kryetarit të PDK’së, Kadri Veseli, të cilat pritet të konfirmohet apo edhe të hudhen poshtë nga gjykatësi i Dhomave të Specializuara.