75 Mall Live Search
10:12 / E Shtunë, 28 Shtator 2019 / indeksADMonline

Kadri Veslit i jep mbështetje të fuqishme zv/kryeministri i Maqedonisë Veriore

Partia Demokratike e Kosovës po merr mbështetje edhe nga Maqedonia Veriore.

Bëhet fjalë për zv/kryeministrin e këtij shteti, Hazbi Likën. Ky i fundit është parë teksa përkrah PDK-në dhe Kadri Veselin në fushatën elektorale në qytetin e Kaçanikut.

Mbështetje si kjo dhe e qytetarëve të Ferizajt dhe Kaçanikut ka gëzuar tej mase shefin e PDK-së, Kadri Veseli.

“Pritje të jashtëzakonshme në Ferizaj dhe Kaçanik. Qytetarët janë të vetëdijshëm se rruga që ndërtuam për ta lidhur Prishtinën me Shkupin është më shumë se premtim. Ajo është dëshmi që ne nuk i harrojmë njerëzit tanë, këtej dhe andej kufirit. Nuk i harrojmë kurrë ata që na ndihmuan kur ishte më së vështiri. Na ndihmuan të bëhemi të lirë, sakrifikuan bashkë me ne dhe na strehuan. Kjo rrugë na bënë krenarë dhe na afron edhe më shumë me njeri-tjetrin”, ka thënë ai. /Indeksonline/