75 Mall Live Search
09:40 / E Premte, 10 Tetor 2025 / S Z

Kadriaj: AAK-ja nuk ka votë për asnjë kandidat të Listës Serbe e as nuk voton Rashiqin

Pas mbi një muaji pauzë, deputetët e Kuvendit të  Kosovës rikthehet sot me një seancë të re konstituive, në tentativë për të përfunduar procesin që ka ngecur që nga 15 prilli.

Deputetja nga radhët e AAK-së Time Kadriaj tha se Albin Kurti dhe Vetëvendosje po vazhdojnë t’i mbajnë peng institucionet në mënyrë të paligjshme.

“Bllokada e konstituimit të kuvendit, bllokada e Kosovës, njeriu që po i mban peng institucionet e Kosovës në mënyrë të paligjshme e ka emrin Albin Kurti dhe VV”, tha ajo.

Ndërsa pohoi se AAK-ja nuk ka votë për asnë kanddiat të Listes Serbe dhe as për Rashiqin.

“Jo nuk do të votojmë”, tha Kadriaj.