16:14 / E Premte, 25 Shtator 2020 / indeksADMonline

Kadriaj: Gucati e humbi këmbën për liri, populli është me të

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj ka bërë të ditur një detaj prekës për të arrestuarin e sotshëm nga Eulexi, Hysni Gucati.

Kadriaj ka bërë të ditur se Gucati e ka njëren këmbë të humbur për liri.

“E zhgënjyer dhe e mllefosur me pamjet e vrazhda që ndodhën në zyret e OVL-së. Gucati e ka këmbën e humbur për liri dhe nuk ka si mos të ketë mbështetje nga i tërë populli.
Me Hysni Gucatin dhe luftëtarët e lirisë” shkruan Kadriaj në njoftim./Indeksonline/