75 Mall Live Search
14:29 / E Shtunë, 02 Maj 2020 / indeksADMonline

Kadriaj publikon vendimin, ministri Vitia liron nga konvikti disa persona: Pse po amnistohen aktivistët e VV-së?

Deputetja e AAK-së, Time Kadriaj, ka publikuar një dokument në të cilin shihet  se si disa persona janë liruar nga konviktet aty ku është edhe karantina e bërë pas përhapjes së pandemisë Covid-19 edhe në vendin tonë, transmeton IndeksOnline.

Kadriaj ka pyetur qeverinë, përkatësisht Ministrinë e Shëndetësisë  se  si është e mundur që kjo të ndodh dhe që ligji të mos vlej njësoj për të gjithë.

Ky është statusi i plotë i saj në Facebook: