Kadrie Canolli ka një mesazh për vajzat e reja: Vetëm me punë arrihet çdo gjë

Një nga moderatoret më të suksesshme shqiptare pa dyshim që është edhe Kadrie Canolli.
Ajo u inkuadrua në botën e televizionit 12 vite më parë, duke qenë një femër e dashur dhe e pëlqyer nga publiku shqiptar, shkruan Indeksonline.

Së fundmi ajo u bë pjesë e RTV Dukagjini, duke moderuar në edicionin sportiv.
Në një intervistë të dhënë për Indeksonline, ajo foli më shumë rreth profesionit të saj dhe ka një mesazh për vajzat e reja që kanë synime të mëdha në jetë, por që ëndrrat i lenë pezull.
“Realisht pjesë e televizionit jam qe nga viti 2009, ku paraqitjen e parë e kam pasur show-in Vip Shpija përkrah Shukit, pastaj kam vazhduar edhe me projekte të tjera televizive. Momentalisht jam pjesë e Radio Televizionit Dukagjini, ku e kam gjetë një mirëpritje dhe ngrohtësi jashtëzakonisht të madhe nga i gjithë stafi, dhe po ndihem shumë mirë dhe rehat. Për vajzat që kanë qëllime në jetë ju them se duhet të punoni, të keni përkushtim maksimal dhe mund të arrini secila me forca të veta, sepse suksesi i denjët vjen vetëm atëherë kur gjërat i bëjmë nga vetja, dhe sukseset e përhershme nuk do të mungojnë asnjëherë!

Sa i përket moderimit në edicionin sportiv ishte diçka që ka ndodhur spontanisht.
“Faktikisht moderimi i edicionit sportiv ka ardhur spontanisht, nuk është pse kam qene një adhuruese e madhe e sportit, po tani që kam filluar të jem pjesë e tij, e kam marrë me seriozitet dhe përkushtim të madh, edhe çka është shumë e rëndësishme po më pëlqen shumë. Gazetaria dhe pjesa e moderimit është pjesë e profesionit tim, pastaj kjo pjesë tjetër e modelingut është vetëm një hobi, po kohëve të fundit po cilësohet edhe si profesion, pasi që mundësitë për të kaluar edhe në tregun ndërkombëtar janë shumë më të mëdha dhe profitabile. Natyrisht bukuria është e mjaftueshme për një pjesë të suksesit, ndërsa gjitha të tjerat janë energjia, karizmi dhe dashuria ndaj punës, por patjetër duhet pasur edhe shkathtësi që të vlerësosh dhe të zgjedhësh me mençuri atë qe dëshiron ta arrish në jetë” tha ajo.
Sa i përket profesionit ajo është përqendruar më shumë tek televizioni, por që do të ketë diçka edhe në fushën e modës.
“ Jam e përqendruar tek televizioni, por ne ndërkohë sigurisht që do të eksperimentoj edhe diçka rreth fushës së modës, ku faktikisht edhe vetëm se kam filluar me linjën time të parë të veshjeve.”
Viti 2020 ishte i suksesshëm, por edhe e kanë stopuar për projektet që ka pasur ti zhvillojë jashtë Kosovës.
“Viti 2020 ne përgjithësi ka qënë një vit i njëjte për te gjithë, tu e pas parasysh situatën me pandeminë Covid- 19. Për mua personalisht ka qënë edhe i suksesshëm në disa raste, por duke stopuar shumë projekte që është dashur të behën jashtë Kosovës, si psh kampanjat e vazhdueshme me brandin Guess ku edhe jam imazh i markës në fjalë. Por jemi mundu bashkërisht me ekipin që të bëjmë të mundur disa nga to ti realizojmë edhe këtu” tha ajo./Indeksonline/
