21:05 / E Mërkurë, 05 Shtator 2018 / indeksADMonline

Kadrijaj- Bajramit: Dikush po rren në LDK, më e mundshme është që je ti

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka reaguar ndaj deklaratës së Isa Mustafës dhe deklaratës së deputetës së LDK-së, Hykmete Bajrami.

Në një deklaratë Mustafa kishte shkruar se Qeverinë e tij e kanë rrëzuar disa deputetët të LDK-së së bashku me Kadri Veselin, ndërsa Bajrami ka shkruar se Qeverinë Mustafa e rrëzoi Haradinaj me Listen Serbe.

Përmes një statusi në Facebook, Kadrijaj ka thënë se në këtë rast dikush është duke rrejtur, por më e mundshme është se këtë po e bënë Bajrami.

“Isa Mustafa: “Qeverinë time e kanë rrëzuar edhe disa deputet të LDK bashkë me Kadri Veselin”! Hikmete Bajrami: “Qeverinë Mustafa e rrezoi Haradinaj me Listën Srpska”! Valla Hikmete dikush po rren këtu. Po ma e mundshme qe ti sepse e ke kogja zanat!”, ka shkruar Time Kadrijaj./Indeksonline/