Kadrijaj e AAK-së: Albulenën veç me propozu për çmimin “Nobel” të dështimeve

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, tha se si AAK sërish refuzuan kërkesën e VV-së për vazhdimin e seancave konstitutive nga një herë në javë.
Kadrijaj tha me ironi pas dështimit të 18-të të seancës, se Albulena Haxhiun ka mbetur ta propozojnë edhe për çmimin “Nobel” të dështimeve.
“U refuzua, nuk e pranuam propozimin e VV-së për seanca një herë në javë.
Veç me propozu për “Nobelin” Alblena Haxhiun për dështime të njëpasnjëshme.
Kemi hartar edhe disa komente në GJK, arsyetime se pse duhet të trajtohet me seriozitet…”, tha ajo.