75 Mall Live Search
10:52 / E Diele, 25 Maj 2025 / Burim

Kadrijaj e AAK-së: S’presim ndryshim, VV-ja duhet ta ndërrojë emrin e kandidatit

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj ka thënë se nuk pret asnjë ndryshim në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Sipas saj, derisa Lëvizja Vetëvendosje nuk do ta ndryshojë emrin e kandidates për kryeparlamentare, situata në kuvend do të jetë e njëjtë.

“Nuk po presim asnjë ndryshim, ndryshimi mund të vijë veç prej VV-së nëse e ndryshon kandidatin pse qasjen. Ndryshimi i kandidatit do të kishte qenë një zgjidhje e këtij ngërçi që është krijuar në kuvend”, tha Kadrijaj.

Ajo ka thënë se AAK është e gatshme të votojë kryeparlamentarin nëse Vetëvendosje e ndryshon emrin e kandidatit. /IndeksOnline/