75 Mall Live Search
11:24 / E Enjte, 05 Qershor 2025 / FR

Kadrijaj: Kurti e Bahtiri të therin kurban për t’i gjetur votat

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, foli para nisjes së seancës së 27-të konstituive të kuvendit, duke kritikuar veprimet e Albin Kurtit dhe Agim Bahtirit në sigurimin e votave.

Ajo tha se pritjet për vota janë të gabuara dhe shprehu pakënaqësinë për kohëzgjatjen e shkurtër të seancave.

Kadrijaj tha se LVV-ja dhe Kurti po dalin turpshëm me deklaratat dhe veprimet e tyre, duke theksuar se ishte detyrë e Kurtit të siguronte shumicën e thjeshtë për konstituimin e Kuvendit.

“Presim me u përsërit skenari i njëjtë, seanca tëmos zgjasë më shumë se gjysmë orë, dhe kjo nuk është e drejtë që po ndodh nga z.Kurti dhe partia e tij, u dasht të siguroj shumicën e thjeshtë në mënyrë që të konstitutohet kuvendi. Unë mendoj që LVV-ja dhe Kurti po dalin turpshëm me këto deklarata e këto veprime”, ka thënë ajo.