75 Mall Live Search
18:46 / E Shtunë, 07 Mars 2020 / indeksADMonline

Kadrijaj: Kurti e Mustafa mendojnë si Reka për dhënien e korridorit për Serbinë

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj me anë të një postimi në Facebook, ka folur rreth zhvillimeve të fundit.

Ajo ka komentuar deklaratën e Ministrit të Integrimeve Europiane, Blerim Reka, që ka propozuar dhënien e korridorit të tranzirit për në Adriatik për Serbinë.

Sipas saj, heshtja e Kryeministrit Albin Kurti dhe Kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa rreth kësaj teme, nënkupton se ata pajtohen me Rekën.

Heshtja e Isa Mustafës dhe Albin Kurtit pas deklaratës skandaloze të Ministrit Reka, lë të kuptohet që ata janë të një mendimi!

Dorëheqja e Ministrit është minimumi i një skandali të tillë.

Fol Kryeministër!
Fol ish-Kryministër!”, ka shkruar ajo./IndeksOnline/