75 Mall Live Search
12:37 / E Premte, 29 Korrik 2022 / A. M.

Kadrijaj për VV-në: E keni vra pavarësinë në të cilën jeni thirr, prej kur erdhët në pushtet

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë që partia në pushtet- Lëvizja Vetëvendosje nuk mund ta luajnë më rolin e të pafajshmëve.

Kadrijaj gjatë seancës së sotme të Kuvendit të Kosovës, tha që kjo parti sipas saj, është mbushur me mëkate.

“Shyqyr që keni ardhë në pushtet, bash po gëzohem, por e keni vra atë pafajësinë në të cilën jeni thirr. Për kaq pak pushtet, qaq faje keni bo sa që mo nuk jeni mo të pafajshëm. Mos dilni me luajt rolin e të pafajshmit, sepse jeni mbushë me mëkate deri në maje të kokës”, tha ajo.

Tutje Kadrijaj tha që asnjë nismë e opozitës nuk po përkrahet.

“Çfarë ka të keqe nëse kjo nismë për harmonizimin e çmimeve të barnave po kundërshtohet kaq ashpër?”, tha ajo.