75 Mall Live Search
13:37 / E Hënë, 05 Shtator 2022 / MSH

Kadrijaj pyet Kurtin: Ku janë dy milionët e premtuar për Preshevën?

Deputetja e Kuvendit nga radhët e AAK-së, Time Kadrijaj ka reaguar lidhur me vizitën e dy zyrtarëve shtetëror të Kosovës që po realizohet sot në Bujanoc.

Përmes një postimi në Facebook, Kadrijaj i ka bërë thirrje kryeministrit Kurti që ta sjell në Kuvend Ligjin e Pagave.

“Duket që Kurti i është kthyer zanatit të vjetër, duke harruar që është kryeministër. Ai tash po i nxjerr mbështetësit e paktë që i kanë mbetur per të “protestuar”.

Kryeministër, sille në Kuvend Ligjin e Pagave dhe japja të drejtat që ju takojnë mësimdhënësve.

Kryeministër, ku janë dy milionët e premtuar për Preshevën?!
Apo ndoshta zyrtarët tuaj sot në Preshevë shkuan sa për fotografi”, ka shkruar Kadrijaj.