Kadrije Lika-Troni e VV-së, figura më e votuar grua në Kaçanik!

Në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, asambleistja Kadrije Lika-Troni ka dalë përsëri si kandidatja më e votuar nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në Komunën e Kaçanikut, duke përsëritur suksesin e saj edhe nga zgjedhjet e vitit 2021.
Ky rezultat i theksuar konfirmon jo vetëm konsistencën e saj politike, por edhe përkrahjen e fuqishme nga qytetarët, të cilët e vlerësojnë punën, përkushtimin dhe seriozitetin që ajo ka treguar në Kuvendin e Kaçanikut gjatë mandatit të kaluar.
“Kadrije Lika Troni dëshmoi se nuk ka kuotë gjinore, por ka vlerë, përkushtim dhe besueshmëri”, shprehen qytetarë të shumtë që i dhanë mbështetjen në dy palë zgjedhje radhazi.

Ajo konsiderohet si një ndër figurat më të spikatura të Lëvizjes Vetëvendosje në nivel lokal, e njohur për qasjen e saj bashkëpunuese, konstruktive dhe për zërin e saj të fortë në mbrojtje të interesit publik.
Kadrije Lika-Troni është gjithashtu gruaja më e votuar në Komunën e Kaçanikut, një fakt që thekson rolin e saj të rëndësishëm në jetën politike të komunës dhe besimin që gëzon tek qytetarët.