75 Mall Live Search
19:15 / E Enjte, 18 Dhjetor 2025 / S Z

Kadriu: Rikthehem për projektet që i nisëm së bashku dhe që nuk guxojnë të ndalen

Kandidati  për deputet nga radhët e LDK-së Rexhep Kadriu ka thënë se po rikthehet në politikë, për shkak të zhgënjimit që po e sheh tek qytetarët.

 Ai ka theksuar se Gjilani dhe Anamorava, po përballen me një injorim të plotë nga qeveria qendrore, duke u shndërruar, sipas tij, në “zonë qorre” të Republikës së Kosovës. Kadriu ka thënë se po rikthehet për projektet që i ka nisur dhe të cilat nuk guxojnë të ndalen.

“Pas afro pesë vitesh larg politikës, sot po rikthehem. Po rikthehem për shkak të pakënaqësisë, mosdurimit dhe zhgënjimit të thellë që po shoh te qytetarët tanë.  Kosova sot po përballet me stagnim, me mungsesë në zhvillim, zvarritjen e projekteve kapitale dhe në munegesë totale të vizionit. Ndërsa Gjilani dhe Anamorava me injorim total nga qeveria qendrore, duke e kthyer këtë zonë, në zonë qorre të Republikës së Kosovës. Rikthehem se kam përgjegjësi ndaj jush”, ka thënë Kadriu..