Kafe, llafe e krizë në shëndetësi, greva kudo në Kosovë
Tërë ndërrimi i paradites në shëndetësi, do të jetë në grevë gjatë ditës së sotme.
Kjo pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Ligjin e pagave i cili parashihte rritjen e pagave, sidomos për punëtorërt shëndetësorë në Kosovë.

Greva ka filluar në shumicën e spitaleve në Kosovë, ndërsa këtu mund të shihni pamjet nga QKUK-ja, spitalet të Gjakovës, Mitrovicës e Vushtrrisë.

Punëtorët shëndetësorë kanë vendosur para vendit të punës njoftimin për fillimin e grevës, ndërsa ata kanë bojkotuar punën në vendet përkatëse./Indeksonline/




