15:35 / E Diele, 12 Dhjetor 2021 / MSH

Kafeina dhe efektet e jashtëzakonshme të saj në shëndet

Për shumë njerëz, kafeina është ajo që i ndihmon të zgjohen dhe të lëvizin. 

“Kafeina është substance e natyrshme që gjendet në më shumë se 60 bimë”, thotë Dr. Sophia Tolliver, asistent profesor klinik i mjekësisë familjare në Qendrën Mjekësore Wexner.

Burimet e kafeinës

Kafeina mund të gjendet në një shumëllojshmëri të gjerë të ushqimeve dhe pijeve, duke përfshirë: kokrrat e kafesë, gjethet e çajit, kakao, dhe produkte çokollate, farat e guaranës, pijet e gazuara, pije energjike, pluhur Matcha, pluhurat para stërvitjes.

Kafeina konsiderohet si “një stimulues nervor qendror”, që ndryshon fokusin tuaj dhe mund t’ju bëjë më vigjilentë.

Megjithë përhapjen e përgjithshme të saj dhe qasjen ndonjëherë të dobët ndaj efekteve të saj të mundshme, ju duhet të trajtoni me kujdes kafeinën dhe pijet me kafeinë, pasi ato mund të ndikojnë në shëndetin dhe mirëqenien tuaj, si negativisht ashtu edhe pozitivisht.

Përfitimet shëndetësore të kafeinës

Studimet më të fundit janë përpjekur të kontrollojnë faktorër ndikues dhe kanë vënë në dukje se kafeja dhe kafeina në fakt mund të ofrojnë disa përfitime shëndetësore. Disa studime kanë vënë në dukje se kafeja mund të shoqërohet me një ulje të vdekshmërisë dhe të ketë një vlerë mbrojtëse kundër një sërë sëmundjesh, duke përfshirë:

Sëmundja e Parkinsonit: Një studim rishikues i vitit 2010 zbuloi se konsumi më i lartë i rregullt i kafeinës ishte i lidhur me një rrezik më të ulët të Parkinsonit. 

Diabeti i tipit 2: Megjithëse disa kërkime tregojnë se kafeina mund të rrisë nivelet e sheqerit në gjak dhe insulinës për njerëzit me diabet, nëse nuk e keni ende sëmundjen, të qenit një konsumues i rregullt i kafesë mund të ul rrezikun për ta zhvilluar atë. 

Sëmundje të mëlçisë: Sipas një studimi të vitit 2017, kafeja ka “veti hepatoprotektive”, që do të thotë se mund të ndihmojë në mbrojtjen e mëlçisë. Ky studim zbuloi se kafeja duket se zvogëlon rrezikun e kancerit të mëlçisë dhe mund të ngadalësojë përparimin e sëmundjeve kronike të mëlçisë.

Infrakti: Shoqata Amerikane e Zemrës raporton se pirja e një ose më shumë filxhanëve kafe në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e dështimit të zemrës, por vetëm nëse kafeja përmban kafeinë. Kjo është sipas një studimi të vitit 2021 që shikon lidhjen midis shëndetit të zemrës dhe marrjes së kafesë.

Goditjet në tru: Konsumimi i kafesë dhe rreziku i goditjes në tru janë studiuar gjerësisht dhe rezultatet kanë qenë të përziera. Megjithatë, një studim rishikues i vitit 2018 zbuloi se konsumimi i moderuar i kafesë ishte mbrojtës kundër goditjes në tru.