Kafeja mund të parandalojë bllokimin e arterieve
Një studim i ri ofron edhe më shumë dëshmi se kafja është e mirë për ne, pasi konsumimi i më shumë se tri gota çdo ditë mund të ulë rrezikun e aterosklerozës, që është një faktor i madh rreziku për sëmundjet e zemrës.
Studiuesit sugjerojnë se konsumimi i të paktën tre filxhanë kafe çdo ditë mund të sjellë dobi për shëndetin e zemrës.
Një studim i publikuar në ‘Medical News Today’ vitin e kaluar, lidhi konsumin e kafesë me një reduktim prej 70 për qind të sëmundjes së mëlçisë, ndërkohë që kërkime të tjera kanë gjetur një lidhshmëri të konsumimit të kafesë, me rrezik më të ulët të sulmit në zemër dhe goditjes në tru.
Kafeja ndikon në ndërtimin e kalciumit në arteriet koronare./Indeksonline/