Kafenetë nga nesër do të mbyllen në Paris për shkak të përhapjes së madhe të COVID 19

Kryeministri francez, Jean Castex, ka marrë vendim që Parisi t’i mbyllë kafenetë për dy javët e ardhshme, për shkak të koronavirusit, ndërsa restorantet do duhet të vendosin rregulla të reja sanitare, që të qëndrojnë të hapura.
Këto deklarime i ka bërë zyra e kryeministrit, Jean Castex, e cila ka njoftuar se nuk ka pasur ndonjë përmirësim në shpërndarjen e koronavirusit që nga koha kur kryeqyteti i kaloi tri kriteret e qeverisë për një nivel më të lartë të gatishmërisë.
Zyra e Kryeministrit, ka vendosur që në zonën e Parisit edhe bibliotekat universitare, do të mund të funksionojnë me numër të përgjysmuar të qytetarëve, njofton Reuters.
Këto kufizime do të hyjnë në fuqi nga dita e nesërme.
“Këto masa, të domosdoshme për të ndaluar përhapjen e koronavirusit, do të zbatohen në Paris dhe tri zona afër, për dy javë”, ka deklaruar Castex.
Një javë më parë, restorantet dhe baret u mbyllën për dy javë në Marsejë, qyteti jugor në epiqendrën e valës së dytë, duke nxitur protesta dhe një sfidë të pasuksesshme ligjore. Restorantet aty do të lejohen të rihapen nën të njëjtat protokolle të reja